U arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, jepet masa e dënimit…

0
127

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, u arrestua ditën e djeshme pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Nuk është hera e parë që këngëtari akuzohet për të njëjtën shkelje, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe dy vite më parë. Ditën e sotme u dha masa e sigurisë për këngëtarin dhe është vendosur që të lihet në “arrest shtëpiak”.

Pas arrestimit të tij ditën e djeshme, dolën edhe foto që ai i kishte bërë disa çaste para se të kapej nga policia, ku shfaqej me ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon duke konsumuar alkool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here