Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në FB, shkruan se edhe ata që e urrejnë Sali Berishën, nuk e besojnë se ai është i korruptuar. Manjani i referohet komenteve të bëra nga mediat e qeverisë për mënyrën se si do e paguajë Berisha avokatin francez.
STATUSI I MANJANIT
“Ku i gjen paratë për avokatin francez”?- pyesin mediat që e urrejnë Berishën prej vitesh.
Në thelb kjo pyetje tregon se edhe ata, pra urrejtësit e Tij, nuk e besojnë argumentin se “Berisha është i korruptuar”. Ndryshe përse do pyesnin ku i gjen paratë?! Një “të korruptuari” nuk i bëhet pyetje ku i gjen paratë e avokatit se është budallëk…
Të puthsha mendjen!- i thonë këtij muhabeti…
Logjika hiç!
Zaten, punët e mllefit këtë produkt kanë,” shkruan ai.