Edith Harxhi tha se Berishës i kishte kërkuar që të ndikonte tek largimi i kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka zbuluar se ka komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
E ftuar në emisionin “Open”, Harxhi tha se Berishës i kishte kërkuar që të ndikonte tek largimi i kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike.
“I kam kërkuar zotit Berisha që të ndikojë për dorëheqjen e zotit Basha, kohë më parë dhe jo tani,”-tha ajo.