Ditën e djeshme, në “Sheshin Skënderbej” u mbajt protesta kundër abuzimeve seksuale, e cila erdhi si rrjedhojë e ngjarjes së rëndë që u shënua në Lezhë, ku pesë persona përdhunuan në grup një 15-vjeçare. Nga e gjithë protesta, vëmendjen e tërhoqi një vajzë bjonde, e cila u zhvesh tërësisht dhe ngrit lart një pankartë. Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.
Përmes një videoje të gjatë, vajza e re është shprehur se nuk ka bërë asnjë turp, pavarësisht gjykimeve të shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh.
“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë. Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.