Matura 2021/ Dy modele tezash online në ndihmë të maturantëve

0
169

Formati i testeve për Maturën Shtetërore të këtij viti do të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2019 i kombinuar me alternativa dhe pyetje me zhvillim.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, thotë se për shkak të situates së krijuar nga pandemia me mësimin në distancë është treguar kujdes në përmbajtjen e provimeve 2021 për të mos penalizuar maturantët.

“Në mënyrën si kemi punuar me ndërtimin dhe qartësinë  e pyetjeve të mos jenë të një niveli shumë specific të vështirësisë. Totali i pikëve nuk do ndryshojë dhe testi do të zhvillohet për dy orë e gjysmë. Sërish si vitin e kaluar do të jetë 25 % të testit ose 15 pikë.”  

Në ndihmë maturantëve, faqja zyrtare e QSHA-së do të publikojë dy modele tezash të strukturës së provimit, për lëndët Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë.

“Është orientues shumë i mirë që maturantët të kuptojnë si do të jetë fryma e provimeve të maturës 2021”.

Vrapi thotë se stafet pedagogjike po japin përpjekjet maksimale në zhvillimin e konsultave.

Maturantët nga ana e tyre shpresojnë se mësimi i alternuar sa në klasa e sa në auditore të mos ndikojë në rezultat.

Nga data 3 qershor e në vazhdim, 33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore për të përmbyllur ciklin arsimor parauniversitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here