Këto janë pamjet kur një person, i pamaskuar, i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra i vendos tritolin banesës së drejtuesit të grupseksionit të PD-së në Shijak.
Siç edhe duket në pamje, personi pasi afrohet tek banesa e Ilgner Vorës, ndez fitilin e tritolit dhe e hedh sipër shkallëve, tek dera kryesore e banesës.
Me pas largohet me vrap, për ti ikur shpërthimit.
Dëmet në banesën e Vorës kanë qenë vetëm materiale, por tronditja ka qenë e madhe.
Më poshtë keni dhe pamjet e pas shpërthimit të tritolit.