Kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka bërë me dije se ushtria e Kosovës për herë të parë po zhvillon stërvitje të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.
Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se trupat e ushtrisë së Kosovës po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj.
Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se rruga e Kosovës është drejt NATO-s.
Ai ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-të.