Goxhaj: Shqipëria ka rënë në kurthin e një rrjete merimange, për 40 vjet do fitojë PS

0
262

Situatën politike në Shqipëri, avokati Altin Goxhaj e krahason me një rrjetë merimange, ku e gjithë Shqipëria ka rënë në kurth.

Në lidhje “Skype” në “A Show” në Syri Tv, Goxhaj tha: “Jam i mallkuar nga sindroma e Kasandrës. Mundohem të paralajmëroj, por jam i pafuqishëm. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri i ngjan një rrjete merimange. Shqipëria është si një rrjetë, ku merimanga rri te cepi.

Në këtë rrjetë merimange, e cila është gatuar prej shumë vitesh, ka rënë një insekt. Të gjithë thonë që në këtë rrjetë ka rënë Sali Berisha, por në këtë kurth ka rënë e gjithë Shqipëria. Sali Berisha është ‘insekt’ shumë i vogël për këtë që po flas.

Shqipëria që ka rënë në këtë kurth ka rënë pak nga pak. Unë dua t’ju tregoj ato që kanë ndodhur në Shqipëri me historitë e merimangës.

Ngre rrjetën, zë vendin. Në momentin që bie insekti brenda, vjen merimanga, i fut një të pickuar dhe e paralizon. Pastaj kur i duhet, i vë thumbin dhe e thith. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri, kjo mund të jetë edhe fabula e shkurtër e Sali Berishës, por është e Shqipërisë.

Dua të kujtoj vetëm një moment. Sali Berisha deklaroi para një jave se nuk e ka bërë ai çadrën, nuk i ka bërë ai dorëzimin e mandateve, nuk e ka bërë bojkotin e zgjedhjeve lokale, por e ka bërë Basha.

Në Amerikë është krijuar një përshtypje, ku thonë se në Shqipëri për 40 vjet do të qeverisë Partia Socialiste. Raporti i OSBE-ODIHR thotë që ka humbur kufiri mes Partisë dhe shtetit. Pra, a mund të bëhen zgjedhje kundër shtetit?

Filozofia në Amerikë thotë që në Shqipëri ka humbur stabiliteti dhe ka marrë fund çdo gjë.

Janë katër probleme. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Për 40 vjet do të fitojë Partia Socialiste. Në këtë moment kemi 8 vjet me një opozitë që rrënohet.

Çadra, dorëzimi i mandateve, mos hyrja në zgjedhje. Dhe në të katër problemet, unë them që në Shqipëri nuk ka zgjidhje, për 40 vjet do të fitojë Partia Socialiste, pasi me hir apo me pahir i merr prapë votat”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here