Jusristi i PD-së ironizon pjestarin e KAS: Kam respekt për gjithë “noterët”, edhe për ata që bëjnë akte të paligjshme

0
258

humba dhe kunja në mbledhjen e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve gjatë pasdites së sotme. Menjëherë pas bërjes së kërkesës nga juristi i Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë në zgjedhjet e bëra në qarkun e Durrësit, ka ndërhyrë relatori i mbledhjes, Koli Bele. Ky i fundit kërkoi që “noter” të mos përdorej me konotacion negativ, ndërsa Marash Logu ia ka kthyer me ironi kërkesën. Pas tij, fjalën e ka marrë përfaqësuesi i LSI-së, i cili ka kërkuar që të anëtarët e KAS të publikonin më shpejt vendimet, duke marrë edhe një premtim nga Bele.

PJESË NGA DISKUTIMET NË SALLË: 

Koli Bele: Faleminderit. Jo për debat po nëse mundeni në kërkesat e tjeja, shprehjen “noter” mund ta evitoni sepse është profesion i nderuar. Ndërmjetës i marrëdhënieve juridiko-civile dhe nuk e meriton që të barazohet me terma pezhorativë. Të tipit të masakrës zgjedhore. Ne shprehemi me vendim. Ishte vërejtje dashamirëse.

Marash Logu, PD: Edhe unë kam shumë respekt maksimal për të gjithë noterët. Ka që bëjnë akte të ligjshme dhe të paligjshme. Respekt maksimal prë noterët e ligjshmërisë.

Altin Kaziaj, LSI: Paligjshmëria ka sjellë atë rezultat që ka sjellë. LSI ka qenë e përfshirë në pasoja. LSI ka pasur 2 mandate në këtë qark dhe për shkak të paligjshmërive nuk ka mundur që të përfitojë asnjë edhe një mandat. U qëndrojmë kërkesave të Logut dhe kërkesave të subjektit PD-AN. Është qarku i 5 që ankimohet. Iu lutem brenda mundësive të kemi një zbardhje vendimesh në kohë sa më të shkurtër, se e dimë që jeni shumë të zënë në kohë, që të ezaurojmë pjesën e padive.

Koli Bele: Materialet janë voluminoze. E keni parë dhe ju. Do i mbyllim brenda afateve ligjore. Besoj dhe me vullnetin e kolegëve të zbardhim vendime që iu të njiheni dhe me argumentat për një mbrojtje efektive ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here