Një tragjedi në 12 muaj!

0
98

Dr.Erion DASHO

Dje pati vetëm 6 raste të diagnostikuar me COVID. Në 1 qershor 2020, ose rreth një vit më parë, ishte hera e fundit që shënohej një vlerë njëshifrore në numrin e rasteve me COVID. Për koincidencë, kjo vlerë ishte 6 po aq sa edhe numri i rasteve të diagnostikuar dje.

Këto data shënojnë fillimin dhe mbarimin e tragjedisë së COVID-it në Shqipëri. Duke nisur nga qershori i vitit 2021, do të kemi raste të reja, do të kemi edhe humbje jete, por skena si ato të dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021 kur familjarët e pacientëve rendnin për të siguruar një bombol oksigjeni për 1,000 euro dhe një aparat CPAP për 2 apo 3,000 euro, nuk do të përsëriten më.

Gjatë 12 muajve, ndonëse historia nisi dhe përfundoi me 6 pacientë, janë raportuar ZYRTARISHT rreth 131 mijë pacientë dhe janë prekur REALISHT mbi 2 milionë; janë raportuar ZYRTARISHT rreth 2,400 humbje jete dhe kanë ndodhur REALISHT mbi 15 mijë vdekje.

Gjatë 12 muajve, Shqipëria u bë vendi i parë në botë që arriti imunitetin e grupit jo në sajë të vaksinimit, por duke e “paguar” me çmimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ra për pjesë një qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme.

Në këto 12 muaj, shqiptarët përjetuan për herë të parë në histori rritjen negative të popullatës, pra atë situatë kur numri i vdekjeve kalon numrin e lindjeve, duke sanksionuar frikën e çdo shqiptari se, nën këtë regjim qeverisës, shqiptarët janë një popull në zhdukje.

Me sa duket epidemia shërbeu për t’i treguar edhe njëherë shqiptarëve se kush po i qeveris sot dhe se çfarë duhet të presim prej qeveritarëve tanë në të ardhmen…

3 9

1 38

2 27

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here