Sot jemi në 175-vjetorin e lindjes së një prej Rilindësve më të mëdhenj të Shqipërisë, Naim Frashërit.
Nga Tritan Shehu.
Jeta dhe vepra e Naimit dhe e të gjithë familjes së tij për një Shqipëri të lirë, të pavarur, të emancipuar e të zhvilluar, janë nga kolonat kryesore të Rilindësve tanë, që u vunë në ballë të përpjekjeve për t’i dhënë fund pushtimit të tejzgjatur otoman, kthimit në familjen tonë europiane.
Frashëri, si “djepi” i tyre e shumë figurave të tjera shqiptare duhet të nderohet duke i dhënë një status të veçantë, sipas modeleve të vendeve të tjera europiane, pikërisht për t’u kthyer në një qendër jo thjesht përkujtimore a historike, por dhe në një mekanizëm ringjalljeje të vlerave më të mira e thelbësore të popullit tonë.
Kjo do të nderonte kombin tonë, kjo do t’i shërbente të sotmes e të ardhmes.
Unë, si deputet i atij qarku kontributesh thellësisht të çmuara e të panumërta në historinë tonë kombëtare, do t’i dedikoj energji e përpjekje edhe këtij projekti shumë domethënës.