Oficerë të krimve të rënda janë kthyer sërish në vendin ku u vra Everest Çaka në lagjen “Skenderbej” të qytetit të Elbasanit, duke vijuar kontrollet në disa banesa.
Everest Çaka, 41 vjeç, u vra me 11 maj në Elbasan pasi u qëllua me armë teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten Silvana Çaka. Kjo e fundit mbeti e plagosur lehtë në dorë.
Lidhjet familjare me disa persona të përfshirë në vrasje të bujshme në Elbasan nxisin dyshimin se ekzekutimi i Çakës të mund të jetë bërë për hakmarrje.
Policia tha se ngjarja ndodhi në orën 20:10 në lagjen “Skënderbej” njohur ndryshe edhe si “Fushë-Mbret” ku Everest dhe Silvana Çaka po lëviznin me makinën e tyre, tip “Opel”. Ata u qëlluan me armë në një rrugë që nuk ishte e vrojtuar nga kamera sigurie.