Forcat e policisë dhe mjetet e rënda ishin sërish këtë të mërkurë në Zall Herr, aty ku pritet që të rindërtohen shtëpitë për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Pronarët e tokës tregojnë se ata nuk janë njoftuar në rrugë zyrtare për projektin, ndërsa thonë se pa u shprehur gjykata nuk do të lejojnë kryerjen e punimeve.
“Jemi në proces gjyqësor, kemi bërë dhe disa kërkesa, ankesa në bashki dhe nuk kemi marrë përgjigje në mënyrë zyrare fare. Ne kërkojmë të mbarojë procesi gjyqësor, të vendosë çfarë do të bëhet dhe të vendosin në varësi të përgjigjes së gjyqit.”
Thonë që hapësira që atyre u mbetet është më e vogël se sipërfaqja që do të përfitojnë të dëmtuarit.
“Familjarët që do tu bëhen shtëpitë këtu përfitojnë 400 metra tokë përveç ndërtesës, marrin më shumë se unë që jam trashëgimtar.”
Teksa ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhën me pronën er tyre, njëri nga trashëgimtarët thotë se nuk do të lejojnë ndërtimin pa u arritur një kompromis, në të kundërt do të vetëflijohet.
“Nuk na ka përfill fare shteti, jemi bërë si palestinezët me Izraelin, kështu e ka llogaritur bashkia e Tiranës. Ose do të bëjmë vetëflijim, është një padrejtësi.”
Fisi Lame prej vitesh jeton në zonën e Zall Herrit dhe trualli ku do të rindërtohen shtëpitë është e trashëguar dhe disponojnë dokumentet.