Gazetari: SHBA po bën shou me Berishën, Ramës i kanë dosjen

0
449

Gazetari Genc Burimi u shpreh në emisionin Tempora se SHBA-të mes një ‘real politike’ dhe demokracisë, ata zgjedhin ‘real politikën’. Sipas tij, kryeministrat si Edi Rama vlejnë shumë për Amerikën se janë kryeministra që nuk kanë pazar të lartë, pasi shteti amerikan nuk po investon ndonjë gjë në Shqipëri.

Ai thotë më tej se SHBA kanë dosje dhe për Ramën dhe do e përdorin kur ai t’iu dalë kundër.

“Duhet të kuptojmë se SHBA-të, mes një real politike dhe demokracisë, ata zgjedhin real politikën. Kur Rama u zgjodh në vitin 2013 ndërmori një akt pro amerikan pa pyetur fare për interesin e popullit shqiptar me sjelljen e armëve kimike.

Duhet të kemi të qartë se SHBA mbështesin në Egjipt një gjeneral që e paguajnë më miliarda dollarë ne vit. Amerikanë kanë hequr edhe kompaninë Xiaomi nga lista e zezë. Fakti është se çfarë kanë paguar amerikanët kundrejt shqiptarëve dhe do të kuptoni se nuk janë shumë. Këtu ata kanë baza ushtarake dhe çdo gjë tjetër.

Për ta kryeministrat si Rama vlejnë shumë se janë kryeministra që nuk kanë pazar të lartë. Amerikanët nuk është se po investojnë ndonjë gjë në Shqipëri. Amerikanët kanë dosje edhe për Ramën që do ta përdorin kur ai të dalë kundër. Me Berishën po bëjnë një shou,” tha Genc Burimi në emisionin Tempora.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here