Më 31 maj rinis kolaudimi i automjeteve. Në të gjithë territorin janë 14 pika që do të kryejnë këtë kontroll teknik dhe për këtë proces për të cilin është krijuar një sistem i avancuar monitorimi. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, thotë se dyfyshimi i afatit kohor për kolaudimin e automjeteve është një element i rëndësishëm për të frenuar të gjithë fluksin anormal të krijuar ndër vite.
Kolaudimi i automjeteve do të rinisë në 31 maj. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, tha se se është krijuar një sistem i avancuar monitorimi dhe kontrolli transparent që nis nga një modul i ri që do të funksionojë me rezervime.
“Një strukturë e posaçme është marrë me trajnimin e ri, gjithë përditësimin e programeve, riinxhinerimin e linjave të kontrollit, të gjithë rikonceptimnin e shërbimit në ato parametra që direktivat e BE kërkojnë. Kjo do të bëjë të ketë një kontroll edhe më të madh të ndonjë fenomeni që mund të tentohet përsëri të bëhet përsa i përket korrupsionit, kalimit me mik, ose kolaudimit jashtë kritereve.”
Me ndryshiomin e ligjit, automjetet do ti nënshtrohen kontrollit një herë në dy vite, ndërsa mjetet e e reja përjashtohen në tre vitet e para.
“Përgjysmohet fluksi dhe kapacitetet tona që do të jenë ato që ka lënë koncesionari do të jenë shumë herë më të bollshme për të pritur dhe bërë një kontroll më cilësor në këto pika të kontrollit teknik.”
Fotografimi i automjeteve me probleme të dukshme dhe përfshirja e tyre në listen e zezë,ka qenë një metodë efektive ,pasi i detyron drejtuesit e mjeteve të bëjnë kontrollet e nevojshme të mjeteve duke shmangur dhe aksidente të mundshme.
“Që nga tetori dhe këtej kemi fotografuar qindra mjete nga pjesa e pasme për ato aspekte që janë dukshëm të dallueshme në rrugë që janë jashtë çdo norme. Policia i ka të gjitha këto të dhëna që këto targa ti ketë parasysh për ndalim në rrugë.”
Kolaudimi nis me automjetet e transportit të mallrave dhe në të gjithë territorin janë 14 pika që do të kryejnë këtë kontroll teknik.