Një grup kriminal është shpërbër nga policia pasi që kryente vjedhje dyqanesh në Periferitë Jugore të Greqisë, si dhe vjedhje makinash në zona të ndryshme të Atikës.
Midis tre të arrestuarve është edhe një 26 vjeçar shqiptar si dhe një vajzë greke 21 vjeçare, ndërsa personi i tretë është një pakistanez.
Ndaj tyre u ngritën akuza për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, vjedhje të vazhdueshme si dhe për vepra penale si falsifikimi si dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike.
Sipas hetimit, ata kishin krijuar një bandë që nga janari i këtij viti, me veprim të vazhdueshëm dhe role të dallueshme.
Sa i përket mënyrës së veprimit, një nga burrat në orët e para të mëngjesit kur dyqanet nuk ishin hapur ende, me tiparet e fytyrës të mbuluara me një maskë kirurgjikale, ecte në këmbë në zonat e Ilioupoli, Elliniko, Argyroupoli, Alimos dhe Glyfada, duke vëzhguar për dyqanin që do të sulmohej.
Sapo e lokalizoi, ai iu afrua dhe, duke thyer bllokimin qendror të derës me përdorimin e një mjeti, hyri në të dhe shpejt mori para nga arka, pajisjet elektronike dhe mallrat e dyqanit.
Më pas, menjëherë transferoi sendet e vjedhur në një apartament që ai mbajti me bashkëpunëtorët e tij në qendër të Athinës, ku i fshehën përkohësisht, në mënyrë që t’i shiste më vonë.
Përveç kësaj, anëtarët e bandës gjithashtu shënjestruan vjedhje nga makinat e parkuara, duke hequr nga brenda sende të ndryshme me vlerë dhe pajisje elektronike.
Nga hetimi paraprak deri më tani, janë regjistruar 29 raste të vjedhjeve të dyqaneve dhe 6 raste të vjedhjeve të makinave. Një numër i mallrave nga dyqanet u gjetën dhe konfiskuan gjatë kontrolleve.
Plaçkitja totale e bandës tejkalon shumën prej 40,000 eurove.
Përveç kësaj, të pandehurit meshkuj janë arrestuar në të kaluarën për vepra të ngjashme.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Publik të Athinës, ndërsa hetimi për akte të tjera kriminale vazhdon.