Nesër njoftohet lehtësimi i masave anti-Covid

0
111

Ditën e nesërme, Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur për situatën e pandemisë, pritet të njoftojë lehtësimin e masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo u konfirmua gjatë një prononcimi për mediat të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama.

Manastirliu tha se vendimi për lehtësimin e masave vjen si rezultat i vijimit të procesit të vaksinimit masiv dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend.

“Ajo që mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me planin e veprimit, por është shumë shumë e rëndësishme, që të mos harrojmë se nuk kemi fiuar 100% rrugën e daljes nga tuneli. Duhet të vijojmë të jemi të kujdesshëm, nesër Komiteti do të dalë me planin e ri, me lehtësimin e mëtejshëm të masave, do të përmbushet objektivi ynë për të pasur një sezon të mirë turistik”, tha Rama.

Ekspertë të Shëndetësisë janë shprehur publikisht se duke nisur nga situata epidemiologjike në vend, duhet të hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme si dhe orari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here