Të shtëna me armë zjarr ka pasur afër një hekurudhe në San Jose të SHBA.
Raportohet për disa të vrarë dhe disa të plagosur, teksa është ekzekutuar dhe autori i ngjarjes.
Policia është në vendin e ngjarjes teksa bëhet me dije se qendra e kontrollit dhe oborri hekurudhor ku ndodhi ngjarja nuk janë të hapura për publikun.