Një biznesmen është aksidentuar ditën e sotme në Sarandë duke pësuar dëmtime në trup, kryesisht në qafë.
Bëhet fjalë për, Pëllumb Keqi, 47 vjeç, pronar i Hotel ‘Mare’ në Ksamil, është rrëzuar nga shkallët aksidentalisht dhe për rrjedhojë ka pësuar trauma të ndryshme, kryesisht në qafë.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, për shkak të situatës së rëndë të traumave të tij, është kërkuar ndihma e helikopterit për tu transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.