ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTv Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se avokati i tij po përgatiti dosjen për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve.
Berisha: Avokati që kam kontraktuar unë po përgatit dosjen për ta dorëzuar padinë në gjykatë. Ai po merret me elaborimin e doktrinës së shpifjes në internet. Shpifja si e tillë nuk njeh imunitet. Kushtetutat e kanë të shkruar e zezë mbi të bardhë se imunitare, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, përpos shpifjeve për të cilat është përgjegjës para ligjeve.
Unë jam njeri me miq dhe e gjeta këtë avokat. Nuk e kisha njohur kurrë si avokat, por ma rekomanduan miqtë, se kjo ëhstë hera e parë në gjithë jetën time që i drejtohem gjykatës për një njeri. Avokati im është optimist, por kjo varet nga gjykatës. Unë pres të më vihet në vend dinjiteti im.
Unë kam qenë anëtarë i punës së Shqipërisë, i futur në ato vite për gabimin e tim, por pas asnjë interes. Pastaj kuptova se çfarë gabimi të madh kisha bërë dhe duhet të dilja nga spiralja ku isha futur, por nuk kam pasur probleme, përpos dinjitetin.