Familjarët shpërthejnë në të qara, mbërrijnë në Gjykatën e Vlorës 5 efektivët e rojës bregdetare…

0
111

Kanë mbërritur në gjykatën e Apelit të Vlorës 5 efektivët e rojës bregdetare të arrestuar më 6 maj 2021 pasi lejuan skafistët të largohen.

Në gjykatën e apelit kanë mbërritur Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja dhe Besmir Meçe, banues në Vlorë, për të cilët shkalla e parë ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat deri në përfundimin e hetimeve.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Faxëeb.al, jashtë sallës së gjyqit janë grumbulluar dhjetra familjarë, një pjesë e të cilëve shihen duke qarë me dënesë, në pritje të fëmijëve të tyre.

Ngjarja me emigrantët sirianë ka ndodhur më 8 janar 2021 ku po trafikoheshin 55 persona drejt Italisë, ndërkohë që varka e tyre shpërtheu në flakë, dhe një pjesë u dërguan në spital për kurim.

Vetë efektivët e rojës bregdetare dhe familjarët e tyre i kanë mohuar akuzat me pretendimin se nuk kanë dhënë ndihmë në arratisjen e trafikantëve, një pjesë e të cilëve po ashtu janë arrestuar nga Policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here