Pekini i është përgjigjur njoftimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden për një hetim mbi origjinën e Covid-19 duke denoncuar hipotezën e “rrjedhjeve laboratorike” si një teori konspirative dhe duke kërkuar një hetim në bio-laboratorët e fshehtë amerikanë në të gjithë botën.
“Kohët e fundit, disa njerëz kanë luajtur hilen e vjetër politike mbi gjurmimin e origjinës së Covid-19 në botë. Fushata e shpifjeve dhe zhvendosja e fajit po kthehen dhe teoria e konspiracionit të ‘rrjedhjes së laboratorit’ po rishfaqet,” tha një zëdhënës i Ambasadës Kineze në Uashington, DC në një deklaratë të Mërkurën në mbrëmje.
Kina ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të gjetur origjinën e Covid-19 duke respektuar faktet shkencore, me synimin për të përballuar më mirë epidemitë e papritura në të ardhmen
“Pekini po suporton edhe një një studim gjithëpërfshirës të të gjitha rasteve të hershme të Covid-19 të gjetura në të gjithë botën dhe një hetim të plotë për disa baza sekrete të laboratorëve biologjikë në të gjithë botën”, tha ambasada, e cila do të jetë “i plotë, transparent dhe i mbështetur në prova dhe do të shkojë deri në fund për të qartësuar gjithçka”.
Ndërsa në SHBA është krijuar bindja se koronavirus u shfaq për herë të parë në qytetin kinez të Ëuhan në fund të vitit 2019 – me misterin e vetëm se a u hodh nga kafshët tek njerëzit përmes tregut të lagësht të qytetit, apo u përhap aksidentalisht nga Instituti Wuhan i Laborator i Virusologjisë . Kina ka hedhur poshtë të dy teoritë. Në një konferencë shtypi në Mars 2020, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në vend të kësaj tha se SHBA është përgjegjëse për zhvillimin e virusit në një nga laboratorët e saj dhe e ka dërguar në Kinë gjatë lojërave ushtarake në tetor të atij viti.