Kultivimi i kanabisit, arrestohen 5 dhe procedohen penalisht 5 të tjerë…

0
222

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 5 persona dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë në kuadër të operacionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se u arrestuan në flagrancë në  flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Astrit Lepuri, 39 vjeç,  banues në Kurbin dhe Elidon Voffi, 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.

Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Nikoll  Kola,  me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Shkurt Marku, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

Policia ka bërë arrestimin të flagrancë të shtetasve  Nikolin Krepi, 32 vjeç, Arjon Marku, 31 vjeç dhe Gjon Krepi,  38 vjeç, banues në Lezhë,  pasi janë kapur duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.

Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës”  shtetasit: Pashk Lleshi, me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gjovalin Laska, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh,  Bardhoki Ndreca me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë u konstatua se në një ambient të përshtatur për strehim nga këta shtetas u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe municion luftarak

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here