Rama sulmoi ministrin gjerman/ Reagon Henze: Çmenduri, qeveria përgjegjëse për kaosin!

0
138

Një ”përplasje” në distancë ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Gjithçka ka nisur pas një deklaratë e këtij të fundit, kur tha se Ballkani është një vatër infeksioni nga Covid-19.

Pjesë e debatit është përfshirë edhe këshillari Ekonomik pranë CDU, Martin Henze, i cili thotë se Rama është përgjegjës për kaosin e shkaktuar si dhe hedh akuza se në Shqipëri kjo qeveri ka pranuar që qytetarët të vaksinohen me vaksina të pacertifikuara.

”Rama miku im, ju jeni politikisht përgjegjës për pandeminë e pakontrolluar në Shqipëri, për kaosin, përdorimin e vaksinave të paçertifikuara, njerëzit që vdiqën. Sulmi i tyre ndaj Ministrit tonë të Shëndetësisë bazohet në çmendurinë e tyre politike”,-shkruan Henze në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here