Ka nisur me debat seanca plenare ditën e sotme, ku ka pasur një përplasje mes kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi.
Në fjalën e tij Gjuzi tha se Rama ka 6 muaj që nuk vjen dhe që duhet të lërë mandatin kur në shkon në Kuvend.
Por me ironi Ruçi i ka thënë se edhe “një muaj jetë” i ka mbetur për të mësuar, duke iu referuar mandatit të deputetit që i mbaron në shtator.
Pjesë nga debati:
Kujtim Gjuzi: Mos mendoni se ne erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që ju i vodhët. Unë nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë. Rama ka 6 muaj që nuk ka ardhur në kuvend dhe nëse nuk vjen në kuvend duhet të lërë mandatin. Jam kryetar i një partie të ngritur nga hiçi dhe jo një partie që ju keni trashëguar nga diktatori.
Ruci: Koleg deputet, kryetari i Kuvendit ka detyrimin kushtetues, ligjor dhe procedurial që të zbatojë rigorozisht Kushtetutën e vendit, ligjet e shtetit dhe rregulloren e Kuvendit, pra që do të thotë nuk i shkel ato dhe nuk fut një projektligj që bie ndesh me ato. Së dyti nuk hedh në votim asgjë kur ka të bëjë me shkeljen e kushtetutës pavarësisht se nga kush bëhet ky propozim.
Sa të rrosh do të mësosh, jetën edhe një muaj e ke. Dhe mesa duket nuk ke për të mësuar nga rregullat funksionale të një kuvendi në një sistem demokratik.
Ruci: Më mirë i asaj partie që the ti, sesa i një partie
Gjuzi: Ske kohë të mësosh…(nuk degjohet cfare thote pasi flet nga vendi)
Ruci: O kujtim, Kujtim… ulu, uluu, ulu! Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh se ç’më dukesh, por kur të njoh..çjerrem e dukem, thotë populli.