Deputeti i opozitës së re, Selami Jenishehri, ditën e sotme ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij ai ka folur për pensionistët, ku tha se pesioni është shumë i vogël për t’ia dalë me shpenzimet që kanë.
Mirëpo gjatë fjalës së tij, ai ka bërë një “gafë” teksa thotë se qytetarët hypin në urban duan 400 të ikin dhe 4 qind lekët të kthehen që bëjnë 800 mijë lekë.
“Ku do ti marrin parat ky person, i cili t’i i thu afatin deri më 30 qershor t’i duhet me paguar këto pare. Ku me i marrë, ku i thu një qytetari të Tiranës se do të paguash një pensionisti, se do paguash 400 qind lekë të vjetra kur të hypësh në urban dhe 4 qind lekë kur të kthehesh, bëjnë 8 qind mijë lekë, po ky merr pension 30 mijë lekë. Ae kuptoni se çfarë halli ka ky popull,” tha ai ndër të tjera.