Shifrat para zgjedhjeve për kryetar; Ku shkuan 28 mijë anëtarët e PD-së? Rënie reale apo fiktive?!

0
273

Këto ditë Partia Demokratike po zhvillon proces zgjedhor të brendshëm dhe drejtuesi i KQZ në këtë parti Jemin Gjana deklaroi se PD ka 75,067 anëtarë në Regjistrin e Anëtarësisë. I njëjti drejtues në zgjedhjet e brendshme partiake më 2017 pati deklaruar se PD kishte 103,952 në Regjistër, pra më shumë se 28 mijë anëtarë sesa deklarimi i tanishëm.

Në fakt, në Zgjedhjet për kryetar më 2013 në PD morën pjesë vetëm 41,360 anëtarë, kurse më 2017 vetëm 59,834 anëtarë, pra respektivisht 63 dhe 44 mijë më pak sesa deklarimi zyrtar. PD e justifikoi në atë kohë pjesëmarrjen e ulët me frikën e deklarimit të anëtarëve në kushtet e qenies në opozitë, alibi e cila nuk është e qëndrueshme dhe as e natyrshme për një parti politikë në një shoqëri të hapur.

A kemi të bëjmë me rënie reale apo me shifra fiktive të deklarimit, në kushtet kur të tre kandidatët, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, kanë qenë të shqetësuar për mungesën e transparencës në këtë proces dhe faktit që listat zgjedhore nuk ishin publike, duke e bërë garën të pabarabartë.

Nëse i besojmë skenarit të rënies real, dyshime mbetet: si ka mundësi që PD të reduktohet në anëtarësi, në kohën kur kjo parti ka pësuar rritje të konsiderueshme në këto zgjedhje parlamentare? Pra si PD u rrit deri në 620 mijë vota në 25 prill paska humbur 28 mijë anëtarë të saj nga 2017 deri sot?

*Pjesë e materialit marrë nga insituti i studimeve politike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here