Dialogu Prishtinë-Beograd, Palmer dhe Lajçak së shpejti takim me Kurtin në Prishtinë

0
139

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe njohja reciproke kanë marrë vëmendjen maksimale nga Amerika dhe Bashkimi Europian. Javën tjetër pritet të mbërrijë në Prishtinë zyrtari i lartë amerikan Methju Palmer dhe ai europian Miroslav Lajçak për t’u takuar me kryeministrin Kurti.

Dialogu për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është kthyer në vëmendjen qendrore të amerikanëve dhe europianëve në Ballkanin perëndimor.

Mediet në Kosovë njoftojnë se javën tjetër pritet të mbërrijë në Prishtinë zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ata do të takohen me kryeministrin Albin Kurti për të bërë përgatitjet e fundit për rifillimin e dialogut. Ndërkaq, mediet në Beograd shkruajnë se Serbinë do ta vizitojë javën tjetër i dërguari i posaçëm Lajçak.

Më hërët gjatë javës kryeministri Kurti ka zhvilluar takime me disa prej lidërëve të partive opozitare në vend, që sipas tij shqiptarët të flasin me një zë në dialogun me Serbinë.

Njëkohësish, edhe amerikanët dhe europianët kanë bërë përgatitjet e tyre për një dialog të suksesshëm ku palët të njohin njëra-tjetrën. Miroslav Lajçak publikoi në rrjetin e tij social takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë amerikan Methju Palmer. Lajçak shkraun se  biseda me homologun është zhvilluar rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk ka ende një datë të saktë për rifillimin e dialogut, por sipas medieve në Bruksel pritet të jetë 22 qershori.

Takimi i parë i kryeministrit Kurti me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq, që pritet të ndodhë në fund të muajit qershor do të ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Nga ana e tyre serbët kanë ngritur ankesa pas thirrjes së presidentes Vjosa Osmani për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar se nëse qëllimi i shqiptarëve është të presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të bërë akuza për gjenocid ndaj Serbisë dhe nuk e di se çfarë tjetër, atëherë unë nuk jam një optimist. E gjithë kjo tregon se pala tjetër nuk është e interesuar për dialog.

Ndërkaq, analistët e rajonit e shohin vizitën e përbashkët të dy zyrtarëve të lartë si shenjë bashkëpunimi mes Washingtonit dhe Brukselit për zgjidhjen e problematikave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe në Kosovë është kërkuar që të ketë një angazhim më të madh amerikan në dialog.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here