Emri/ Miniera e Bulqizës i merr jetën minatorit, 27-vjeçari u zu poshtë nga masivi i gurëve

0
157

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, 28 maj, në minerën e Bulqizës, ku një mianator vetëm 27-vjeç ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Eldi Alla.

Aksidenti është regjistruar në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës.

Sipas informacioneve i ka rënë një masiv gurësh dhe e ka zënë poshtë.

Në spitalin e Bulqizës ai ka mbërritur pa shenja jete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here