Kadilli flet për garën në PD: Është e pabarabartë. Programi im, projekt i lirisë për çdo anëtar

0
144

Kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, nga Korça, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me garën e brendshme brenda Partisë Demokratike

Kadilli theksoi se askush në PD nuk duhet që të fshihet pas gjysmë të vërtetave, duke shtuar se programi i tij është projekt i lirisë së secilit anëtar në Partinë Demokratike.

Pyetje: Fushata për zgjedhjen e kreut të PD është duke vazhduar. Ju dhe kandidatët e tjerë keni kërkuar një fushatë dhe garë të barabartë, a është gara e barabartë deri në këto momente?

Gara nisi e pabarabarte, është asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka te gjitha mjetet për të bërë një fushatë për t’u imponuar në të gjitha aspektet e fushatës.

 

 

Po për mua është asimetrike edhe në një aspekt tjetër atë moral, unë kam epërsi morale epërsinë e atij që i ka thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësitë për të ringritur PD, jo vetëm por duke forcuar anëtarin e PD.

Motoja ime është e thjeshtë,antari i partisë,bëhu kryetar i vetes tënde, mos prit të bësh karierë nga kryetari në Tiranë, bëj karrierën vetë, merr vetë përgjegjësitë, drejto vetë partinë, je ti ai që bën ndryshimin, zgjidhi vetë kandidatët për dëputetë, kandidatët për bashkinë, kryetarët e degëve, jo t’i caktojë dikush nga Tirana, kjo i duhet partisë për ta kthyer siç e kam thënë shpesh në një parti më të madhe se kryetari, se vetvetja, një parti që frymëzon që është e vërtetë dhe një parti që ka kauza demokratike.

Pyetje: Basha gjatë takimeve ka theksuar se duhet të ndahet nëse 25 prilli ishte masakër zgjedhore dhe këtë duhet të bëjnë edhe kandidatët e tjerë. Ju i bashkoheni opinionit të zotit Basha?

Fatbardh Kadilli: Rrefuzoj të bie në kurthin e pyetjeve të tilla, Lulzim Basha humbi zgjedhjet, nuk ishin aspak të barabarta, aspak të ndershme, të gjitha fenomenet blerja e votës, përdorimi i mjeteve të pushtetit, përdorimi i parave të krimit ishin atje.

Termi nuk më impresionon aspak, i quajmë sot masakër, nesër do e quajmë gjenocid zgjedhor etj, kë do të impresionojë Basha me këtë?

Apo do të zbukurojë humbjen e vet, Basha humbi, të largohet, t’i japë frymëmarje partisë, nuk duhet të rrinte më, ka 8 vjet që konsumon të njëjtin fjalim edhe kur humbi në 15 edhe në 17 dhe me radhë edhe po qëndroi më këtë parti të njëjtin fjalim do dëgjoni.

Pyetje: Në fund të këtij procesi dhe kësaj fushate PD do dalë e bashkuar apo e përçarë?

Fatbardh Kadilli: Në fund të këtij procesi PD del më e fortë, unë e arrita me projektin tim të riarrijë një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditë ishte pothuaj e pamundur të besohej që sot do kishim një garë, sot mburren që kemi 4 kandidatë, kush e bëri këtë?

Projekti im, projekti i lirisë, i njeriut që kur bie gjen forcë për t’u ngritur, jo i njeriut që fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zmadhuar hilet e kundërshtarit dhe duke zbukuruar dështimet e veta.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here