Një banesë trekatëshe është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit, ndërsa derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Faxëeb.al dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:50, në lagjen “Apollonia”, në katin e tretë të banesës së shtetasit A. Q., në të cilën nuk banonte njeri, ka rënë zjarr.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë në një prizë elektrike dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.