azetar Arian Çani ka ‘ngacmuar’ kandidatin për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj. Teksa ky i fundit ishte i ftuar në ‘Zonë e lirë’, Çani e krahasoi me paraqitjen e kryeministrit Edi Rama.
Arian Çani e pyeti se si mund ta mundë ai Ramën, pasi sado i shkolluar dhe i përgatitur të jetë ai, para kryeministrit është i imët dhe elegant. Por, për Shehajn kjo nuk ka rëndësi, pasi siç tha edhe vetë, nuk po grojnë për peshat e tyre.
“Nëse do ishte një mundje për peshë, do të ishte shumë e vështirë. Por, në politikë rëndësi ka besueshmëria. Jam i bndur që qytetarët mes një njeriut të korruptuar dhe të ndershëm, do zgjidhnin njeriun e ndershëm,”- tha Shehaj.