Muaji maj po mbyllet me një bilanc dramatik vrasjesh. E fundit u regjistrua mbrëmë në Shkodër, ku një 25 vjeçar u ekekzutua me automatic. I riu Emiljano Ndou është vrarë për motive të dobëta nga bashkëfshatari i tij Mark Kodra, 47 vjeç.
Mësohet se konflikti mes dy fqinjëve ka ardhur pasi viktima 25-vjeçar, i kishte ngacmuar vajzat 47-vjeçarit.
Kjo është vrasja e 6-të e regjistruar në Shqipëri brenda 20 ditëve.
Kujtojmë se nga 10 maji janë regjistruar 2 vrasje në Vlorë, 1 Tiranë, 1 Elbasan dhe 2 në Shkodër.
Konkretisht, në Vlorë, më 10 maj u ekzekutua Bledar Birçaj. Mbrëmjen e po asaj dite u vra te zona e “5 Majit” në Tiranë, Mehmet Qema.
Pas Vlorës dhe Tiranës, një tjetër krim tronditi Elbasanin, ku u ekzekutua Everest Çaka, në sy të gruas së tij.
Një javë më pas, krimi tronditi Shkodrën, pasi u ekzekutua në mënyrë mafioze Endri Mustafa.
Javën që lamë pas Vlora u godit sërish nga krimi, pasi mbeti i vrarë Delon Troqe.
Vrasjet në maj
10 Maj- Vlorë, vritet Bledar Birçaj
10 Maj- Tiranë, vritet Mehmet Qema
11 Maj- Elbasan, vritet Everest Çaka
17 Maj- Shkodër, vritet Endri Mustafa
21 Maj- Vlorë, vritet Delon Troqe
28 Maj- Shkodër, vritet Emiljano Ndou