Doktor Petrit Vargu humb njeriun e shtrenjtë

0
231

Ndahet nga jeta Sami Vargu, babai i mjekut kardiolog pranë Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Sami Vargu humbi jetën sot në moshën 93 vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

I lindur në Dibër, më 15 shkurt 1928, Sami Vargu ka punuar si drejtues në Dibër në vitet 1946 – 1961 dhe më pas në Durrës në vitet 1961 – 1969.

Gjithashtu Vargu ka qenë pedagog në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitet 1969 – 1990 dhe studentët dhe mjekët e kujtojnë me shumë respekt për punën e tij të pastër dhe të ndërgjegjshme.

Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 17:00 në Tiranë.

Redaksia e Ora News i përcjell ngushëllimet e rastit familjes Vargu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here