E konfirmuar! Avokatët Gregory Kehoe dhe Luka Misetiq do mbrojnë Hashim Thaçin në Hagë

0
123

Avokati i ri i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të marrë përsipër çështjen e Thaçit së bashku me avokatin kroato-amerikan, Luka Misetiq.

Të dy avokatët e njohur, Kehoe dhe Misetiq kanë mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë, ku ky i fundit u shpall i pafajshëm. Misetiq është përfolur edhe më herët se do të jetë avokati kryesor i ish-presidentit Thaçi, pasi zëvëndësoi avokatin  David Hooper.

Avokati Luka Misetiq është aprovuar si bashkëavokat i Gregory Kehoe sipas dokumentit të publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara.

Në përputhje me Rregullën 26(1) të Rregullave, Regjistruesi e informon më tej gjykatësin e procedurës paraprake për miratimin e bashkavokatit për z.Thaçi, më saktësisht z.Luka Misetiq. Më 25 maj 2021, avokati i caktuar rishtazi për z.Thaçi, z.Kehoe, e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se ai do të donte të asistohej nga z.Misetiq si bashkavokat. Në atë kohë, z.Kehoe e ofroi tërë dokumentacionin përkatës në përputhje me Paragrafin 18 të Udhëzimit për Avokatë dhe z.Misetiq pranohet në Listën e Avokatëve në përputhje me Paragrafet 7(3) dhe 18(1) të Udhëzimit për Avokatë. Prandaj, më 26 maj 2021, Regjistruesi e miratoi z.Misetiq si bashkavokat për z.Thaçi në përputhje me Paragrafin 18 të Udhëzimit për Avokatë”, thuhet në dokument.

Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here