Humnera financiare e koncensionit të Kalivaçit/ Qeveria i dhuron ‘Fushës’ fitore të sigurt në Arbitrazh!

0
117

Ndërkohë që ambjentalistët shqiptarë arritën një fitore të rëndësishme në mbrojtje të lumit të Vjosës, qytetarët shqiptarë mund të përballen me një faturë të jashtëzakonshme Arbitrazhi, për shkak të një koncensioni abuziv të dhënë nga qeveria shqiptare një bashkimi kompanish mes një firme turke dhe “Fusha” shpk, për ndërtimin e një hidrocentrali në ujërat e tij.

Gjykata Administrative rrëzoi të premten ankimin e kompanisë koncensionare “Ayen-Alb”, e cila kundërshtonte vendimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për refuzimin e lejes mjedisore për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Në nëntor 2017, qeveria shqiptare nënshkroi kontratën koncensionare me shoqërinë “Ayen-Alb”, për një vlerë prej rreth 150 milionë dollarë.

Kjo kontratë u nënshkrua në një kohë kur qeveria “Rama” ende nuk kishte mbyllur procesin gjyqësor me shoqërinë “Hydro srl” të Francesko Beketit, e cila kishte siguruar më herët koncensionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Ndërtimi i veprës hidrike në Vjosë u kundërshtua ashpër nga shoqatat e ambjentalistëve vendase e ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, të cilët ndanin qëndrimin se nuk duhej shkatërruar eko-sistemi i lumit të vetëm të egër të mbetur në kontinent.

Qeveria  refuzoi të merrte në konsideratë kritikat e ambjentalistëve dhe vendosi, në mënyrë arrogante, dhënien e koncensionit për Kalivaçin kompanisë turke dhe shoqërisë “Fusha”, e lidhur ngushtë me tenderat e rëndësishëm të zhvilluar nga drejtuesit e lartë ekzekutivë të Rilindjes.

Por, në shtator 2020, një agjenci qeveritare, ajo e Mbrojtjes së Mjedisit, refuzoi dhënien e lejes mjedisore për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, një vendim shumë i drejtë dhe që në fakt pengon ngritjen e veprës dhe, rrjedhimisht, rrëzon edhe kontratën koncensionare.

Kompania “Ayen-Alb” e ankimoi vendimin e refuzimit në gjykatën administrative dhe kjo e fundit përkrahu qëndrimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sjellja e dyfishtë qeveritare, fillimisht me nënshkrimin e koncensionit dhe më pas me bllokimin e lejes mjedisore, ngre dyshimet se gjithçka është një mekanizëm i menduar mirë për t’i dhënë të drejtën “Fusha” shpk të fitojë në Arbitrazhin ndërkombëtar një faturë tejet të madhe financiare në mënyrën më të lehtë të mundshme, pa kryer asnjë shpenzim.

Kontrata koncensionare parashikon që mosmarrëveshjet mes palëve, ku natyrisht përfshihet edhe bllokimi i punimeve për shkak të problemeve mjedisore, do të zgjidhen në një gjykatë Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Në kushtet e krijuara, shoqëria “Ayen-Alb” duket se e ka të thjeshtë të fitojë të drejtën në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Ajo ka siguruar një kontratë koncensioni nga qeveria shqiptare dhe po kjo qeveri e pengon të kryejë ndërtimin e veprës.

Praktikisht, “Fusha” shpk dhe ortaku i tij turk, nuk do të kryejnë asnjë shpenzim për veprën 150 milionë euro.

Por, nga ana tjetër, do të kenë të gjitha mundësitë që të kërkojnë dëmshpërblim, me po të njëjtën vlerë, nga shteti shqiptar, për prishje të njëanshme të kontratës.

Pra, hidrocentrali i Kalivaçit, megjithëse me shumë mundësi nuk do të ndërtohet, do t’u kushtojë shqiptarëve të varfër rreth 300 milionë euro.

Rreth 140 milionë euro Shqipëria i humbi në Arbitrazh me Beketin, pas një konflikti i cili pati si pikënisje formale pikërisht koncensionin e Kalivaçit.

Më tej, një faturë 150 milionë euro pritet t’u rëndojë shqiptarëve, pasi qeveria “Rama” vendosi të japë me koncension hidrocentralin e Kalivaçit, ndërkohë që e dinte që në krye të herës se ajo vepër hidrike nuk duhej dhe nuk mund të ndërtohej mbi lumin e Vjosës.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here