Pas një pushimi një javor me ish të fejuarin e saj Ben Affleck në Florida, Jennifer Lopez i kthehet një tjetër historie të shkuar dhe një tjetër ish-i. Bëhet fjalë për babain e dy binjakëve të saj trembëdhjet vjeccar Emme dhe Max, këngëtarin Marc Anthony, me të cilin artistja ka patur një martesë dhjetë vjeccare nga viti 2004-2014.
Sipas ‘Page Six’, Jennifer Lopez u pa në Miami, jashtë ‘W Hotel South Beach’ me Anthony të enjten. Një burim tha se takimi ishte “jashtëzakonisht i mirë dhe i ëmbël” dhe se ish-at ndenjën atje për rreth dy orë. Një burim tha se gjatë takimit me Anthony, Lopez kishte veshur rroba stërvitje ngjyrë livandoje dhe një çantë ‘Birkin’. Anthony kishte vendosur një kapelë portokalli dhe Florida Florida. Çifti ndau një shishe të madhe uji.
Pas marrëdhënies së rindezur me Affleck që vjen pas ndarjes së saj të fundit me një tjetër të fejuar, Alex Rodriguez, 45 vjeç, ylli i ‘Hustle’ është kthyer në njëriun më të komentuar të mediave rozë. Lopez dhe Affleck u panë në Maimi duke shijuar palestrën së bashku ku thuhet se u panë duke u puthur. Më tej shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit në ballkonin e një shtëpie me qira pranë bregdetit . Dyshja, të cilët ishin fejuar më parë në vitet 2000, filluan të shiheshin përsëri në prill të këtij viti. Ata gjithashtu së fundmi shkuan së bashku në një udhëtim në Montana. ‘Page Six’ raportoi se romanca e kthimit të ‘Bennifer’ ishte në proces përpara se ai të ishte parë në ‘Escalade’ të saj muajin e kaluar . Burimet na thanë se yjet planifikuan të njoftonin bashkimin e tyre në një mënyrë më të kontrolluar – madje edhe para se ato foto të Affleck hipur solo në makinën e Lopez për të vizituar shtëpinë e saj.
Një tjetër ish është kujtuar për yllin e popit këtë periudhë, ai është reperi Sean “Diddy” Combs, i cili ndau në rrjete sociale një foto të vjetër të tij, ku shfaqet përkrah Jennifer Lopez. Kjo foto është realizuar gjatë kohës që ata të dy ishin bashkë në një lidhje dashurie rreth vitit 1999 dhe përfundoi në shkrut 2001.
Megjithëatë, Lopez ka vendosur mos të bëj asnjë koment në lidhje me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në jetën e saj.