Një djalë i ri u arrestua në Vlorë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur.
Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi K. K, 21 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.
Po nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic. Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.