Nga Petrit Vasili
Kapja rilindase ktheu reformën në drejtësi nga iluzion në deluzion!!
Mijëra e mijëra qytetarë presin prej vitesh drejtësinë që ajo të shprehet për mijëra dosje!
Reformë e vërtetë dhe reale në drejtësi është ajo, që u jep përgjigje në kohë dhe me kualitet ligjor të lartë çështjeve që qytetarët duan të zgjidhin me drejtësinë!
Çdo ekzaltim i rremë për një reformë në drejtësi që gjoja “ecën përpara”, është thjesht një propagandë bajate, që vetëm i largohet zgjidhjes së çështjeve të mijëra qytetarëve me drejtësinë si edhe është gjithshtu një mesazh shumë negativ pikërisht kundër tyre.
Mijëra qytetarë po ikin nga kjo jetë pa mundur të shohin as prekjen me dorë të dosjeve të tyre dhe kjo është një e vërtetë tepër e rëndë.
Shifrat dhe faktet janë aty dhe kokëfortë, kush i anashkalon apo bën qëllimisht sikur nuk i sheh u kundërvihet haptas qytetarëve shqiptarë.
Çdo zgjidhje artificiale për një trajtim të përciptë dhe të nxituar të dosjeve vetëm sa per ndryshuar sado pak statistikat e renda eshte antidrejtesi.
Kerkohet urgjentisht, qe keto shifra katastrofike te shihen ne sy dhe te gjendet nje zgjidhje reale, qe kurren e kurres nuk do ti binte ndesh cilesise se gjykimit te tyre dhe te dhenies se drejtesise.
Qytetaret jane shume te zhgenjyer dhe pesimiste pasi shohin qarte qe zgjidhja e problemeve te tyre me drejtesine eshte teper larg dhe ne vend te pergjigjeve konkrete degjojne slogane dhe klishe propagande te peshtire.
Gjykata qe kane me pak se gjysmen e gjykatesve, 14 mije dosje veten ne Gjykaten e Apelit, 30 mije dosje ne Gjykaten e Larte e cila ka vetem 7 gjyqtare nga 19, ceshtjet ne shqyrtim jane ato te vitit 2016 jane vetem disa fakte nga tabloja thellesisht dramatike me sisyemin aktual te drejtesise.
Te gjithe qytetaret pas pese vitesh prisnin dhe shpresonin per nje situate rrenjesisht te ndryshme nga ky realitet i hidhur.
Kapja e Reformes ne drejtesi eshte shkaku i vetem per kaosin dhe deluzionin e qytetareve dhe autori dhe fajtori i vetem per kete kapje eshte rilindja, Rama dhe kushdo qe i mbeshteti ata.
Pas pese vjetesh shume te cmuara te reformes se miratuar ne 21- 22 korrik 2016 nuk ka asnje hap perpara, por shume hapa pas, hapa te cilet e kane cuar drejtesine ne udhekryqin me te rrezikshem te saj.
Eshte e pafalshme, qe reforma ne drejtesi per mijrat e qytetareve shqiptareve te kthehej nga iluzion ne deluzion!
Lexoni Analizen e Juristit te mirenjohur
Bledar Dervishaj!
“Disa fakte për të kuptuar realitetin se si është gjendja e sistemit gjyqësor sot”
1. Gjykata e Apelit Admimistrativ sot ka 8 gjyqtarë, nga 13 që duhet të kishte sipas organikës. Sot në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje të vitit 2016, pra të atyre njerëzve që halli me shtetin apo nga shteti i ka zënë 5 vite më parë. Sipas ligjit, shqyrtimi në Gjykatën Administrative duhet të përfundojë 30 ditë pas administrimit të ankimit, ndërkohë që mosmarrëveshjet e qytetarit me administratën për vendimet e saj shtohen përditë.
Llogaritë më mirë mos të fillojme t’i bëjmë, se do na vdesë dhe ajo fija e fundit e shpresës.
2. Gjykata e Apelit Tiranë sot ka vetëm 9 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte sipas organikës. Edhe në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje me vite vonesë (2016) dhe ka shumë probleme me formimin e trupave gjyqësore. Ka 14 000 dosje që presin gjykimin.
3. Gjykatat e Apeleve në Rrethe funksionojnë me numër gjyqtarësh më shumë se të përgjysmuar. Ka Gjykata që nuk formojnë as një trup gjyqësore me 3 anëtarë, ndërkohë që në Gjykatat e Rretheve përditë reduktohet numri i gjyqtarëve për shkak të procesit vetting. Edhe në këto gjykata ka vonesa masive, me vite, në shqyrtimin e çështjeve.
Strategji të qartë dhe realiste për plotësimim e vendeve vakante në këto gjykata me gjyqtarë me eksperiencë nuk ka, apo të paktën publikut nuk i është ofruar.
4. Gjykata e Lartë sot ka 7 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte. Sot në këtë gjykatë çështjet e mbartura vijojnë të jenë mbi 30 000 mijë dhe që datojnë prej vitit 2016.
Mjafton një llogari e thjeshtë dhe të del që edhe kjo gjykatë duhet të ketë në përbërje 30 gjyqtarë që të rikthehet në normalitet për një periudhë 3 vjecare.
Praktikisht të gjitha Gjykatat në vend, nuk kanë numrin e gjyqtarëve që përcakton ligji.
Që të jemi të sinqertë me veten dhe njeri-tjetrin, të gjithë duhet të gjejmë burrërine të ngremë këto pyetje:
1. A janë të vërteta këto fakte? Patjeter që po! Po i vuajmë në kurriz përditë!
2. A konsiderohet kjo, një gjendje suksesi?
Vetëm nëse fjala “sukses” do të ishte e barabartë me fjalën “rri në vend numero”, “blloko”, apo akoma më keq, “kthehu pas”!
3. A kemi sot një sistem gjyqësor funksional dhe që jep drejtësi në kohë?
Funksionaliteti nuk është të kesh nja dy veta brenda institucioneve të hapin e mbyllin dyert, pas dosjeve që mbahen stok me vite.
4. Kur do të jetë ai vit (????) që këto gjykata do shqyrtojnë me koherencë dhe brenda një afati të arsyeshëm? Edhe sa 5-vjecar duhet të presim?!!
5. Pse gënjeshtra nuk i ka këmbët aq të shkurtra kur gënjen një i huaj ? Pse gënjeshtrat në gjuhë të huaj i tresim kollaj ne shqiptarët?
Ku e di unë…mos vallë është çështje keqpërkthimi!
Do jetë faji i përkthyesit me siguri, jo i të huajit!
Kur zgjedh të thuash të vërtetat, të pakten je mik i popullit tënd, dhe i del përballë, atyre që duan ta sundojnë e ta mbajnë të përgjumur atë!
Unë zgjedhjen time e kam bërë. Jam me të vërtetën, jo me gënjeshtrën, jo me hipokrizinë. Ndaj edhe më shumë akoma nuk honeps, aheng-xhinjtë, që duartrokasin gënjeshtarin, sesa vet këtë të fundit.
Secili që do të jetoj me nder, nuk duhet të rreshti së thëni të vërteta. Dhe të tillë njerëz, me integritet, shoqëria jonë ka plot. Ndaj kam zgjedhur të jem me ta, në anën e së vërtetës.
E vërteta shëron shpejt, hipokrizia dhe gënjeshtra të mbajnë gjithëmonë në agoni pa fund.