Alban Ramosaj shpallet fitues i “Këngës Magjike 2021”

0
288

Alban Ramosaj me këngën “Thikat e mia” triumfoi në edicionin e 22-të të Festivalit Kënga Magjike.

Këngëtari u shfaq i përlotur pasi u shpall fitues, ndërsa u shpreh se nuk mund ta besonte që ky moment ishte bërë tanimë realitet.

“O mam e fitova… faleminderit të gjithëve! E kam mendua këtë moment dhe nuk po më besohet akoma, nuk kam fjalë. Faleminderit nga shpirti, nga zemra, më rikujtuat arsyen përse bëj këtë që bëj. Ju falenderoj nga shpirti edhe njëherë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë. ”

Unë tani nuk e di çfarë po them, do tw çohem nesër do tw them çfarë thashë, mund të kisha thënë diçka tjetër…Dua të falenderoj bashkëpunëtorët, Fifi, Bruno, Flori, çunat të gjithë… të gjithëve që më votuan, por dikë dua të falënderoj më shumë, është ajo që e thashë pak më herët:

Mam ku je, kjo është për ty! Është për gjithçka ke bërë për mua, faleminderit”, tha ai.

Ndërkaq, Çmimi Best New Artist këtë vit shkoi për grupin Urban Band. Çmimi Best International Artist e mori artistja nga Gjeorgjia, Nutsa.

Sistemi i votimit në Kënga Magjike ishte i ndarë në tre pjesë.

Artistët votuan për njëri-tjetrin, po ashtu edhe publiku votoi për të preferuarin e tij dhe vota e jurisë e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here