Ditën e sotme në emisionin “E Diela Shqiptare” u organizua rubrika “Post Kënga Magjike”. Në këtë rubrikë këngëtarëve finalistë të ‘Këngës Magjike’ iu dha mundësia që të shprehin pakënaqësitë dhe prapaskenat e festivalit.
Ndër të tjera, aty u disktua dhe për mënyrën e votimit, ku Flor Mumajesi na çuditi të gjithëve me deklaratën e tij.
Ai tregoi se Fifi dhe Bruno i kanë dhënë atij 0 pikë dhe ai i ka dhënë atyre 0 pikë. Me ironi ai tha se Bruno është mërzitur me të dhe nuk flasin.
“Dikush më kishte shkruar në “Instagram” ku thoshte normal që do fitonte Albani sepse ishin “Three Dots”. Do doja t’i thoja atij personit që mëso matematikën i dashur sepse Albani ishte mbi 400 pikë larg nga vendi i dytë dhe do doja që të shtatë këngëtarët e tjerë të “Three Dots”, t’i kishin dhënë 0 pikë Albanit. Që do të thotë 7×3 bëjnë 21, 210 pikë, pra edhe me 210 pikë më pak, sikur 0 t’i kishin dhënë të gjithë, Albani prapë do ishte i pari. Pra nuk ndikojnë grupet tek “Kënga Magjike”.”– u shpreh Arditi