COVID-19 ende nuk ka marrë fund plotësisht, por kjo nuk i ka ndaluar aspak britanikët të shijojnë disa momente nën rrezet e diellit në plazh.
Bregdeti në Britani, është mbipopulluar në masë këtë fundjavë nga turistë ashtu si edhe nga qytetarët.
Plazhet janë të tejmbushura, dhe kur bie fjala tek masat anti-COVID, nuk mund të flitet, pasi asnjë qytetar nuk i respekton.
Nuk kanë qenë vetëm plazhet ato që janë populluar, por edhe lulishtet e zona të njohura të qyteteve janë mbushur nga prania e njerëzve.
Situata e COVID-19, në Britaninë e Madhe është më e stabilizuar, kjo për faktin se thuajse gjysma e popullsisë ka marrë vaksinat ndaj virusit.