Me ardhjen e verës, ku nisen edhe skafet me kanabis, Policia e Shtetit ka nisur një aksion në zonën e Niklës, si në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Në operacion marrin pjesë forcat RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH Fier dhe Policia e Durrësit, ndërkohë që në drejtim të operacionit është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Deri më tani janë shoqëruar dhjetë persona, janë evidentuar kubikë e fidanë.
Parcelat të cilat janë zbuluar nga monitorimet e bëra me dron janë djegur. Trafiku i kanabisit sipas opozitës pati ndikim edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.