Ferdinand Xhaferaj, kreu i degës së PD-së në Durrës, ka prezantuar dje para strukturave të partisë, njerin prej kandidatëve për kryetar të PD-së, z.Agron Shehaj, gjatë një takimi për platformën e Shehajt, në vazhdën e garës që po zhvillohet brenda kësaj partie.
Në një mesazh në Fb, Xhaferaj ka argumentuar arsyet e këtij qendrimi të drejtë dhe të paanshëm:
“Në një vend ku cdo ditë luftohet demokracia dhe cdo parim i saj, sigurisht që përbën lajm ndjekja e rregullave të një gare krejt legjitime, – shkroi ai në Fb. – “PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë luftuar gjatë opozitës si dhe gjithë muajt e fushatës për të kthyer sadopak normalitetin në një vend ku jemi të vjedhur nga cdo parim moral dhe etik.
Detyra institucionale si kryetar i PD Durres, vlerat e qytetit që përfaqësoj, shkollimi im si dhe eksperienca politike, më çojnë të jem në krah të cdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.
Garat dhe respektimi i cdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qërshorit,” ka përfunduar Xhaferraj.