Pas videove të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkelejda Kapedani, ku ajo shfaqej duke pozuar deri edhe në zyrën e saj, video që ngjallën reagim të fortë në opinionin publik, ILD ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj saj.
Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”.