Pas disa muajsh hetime, Guardia di Finanza në Piacenza çoi në pranga dy persona si të përfshirë në trafikun e drogës, njëri prej të cilëve shqiptare pa leje qëndrimi të rregullt në Itali.
Në veçanti, vëmendja e policisë ishte tërhequr ndaj tyre, pasi në makinën ku ndodheshin kryen manovra të dyshimta, duke u përpjekur të shpëtonin.
Të bllokuar pas një ndjekje të shkurtër, brenda makinës së tyre u gjetën 3.3 kilogramë marijuanë, 3 kilogramë hashash, 52 gram kokainë e pastër dhe më shumë se një mijë euro. Policia zhvilloi kontrolle në shtëpitë e tyre, ku u gjetën sende të tjera për prerjen e lëndëve narkotike si dhe armë dhe municione.
“Aktivitetet e mëvonshme të hetimit bënë të mundur të konstatohet se personi i arrestuar kurrë nuk kishte qëndruar në të vërtetë në shtëpinë e dytë, e cila në vend të kësaj ishte përdorur si mbulesë falë bashkëpunimit të pronarit. Ky i fundit, pasi deklaroi në mënyrë të rreme në një akt publik se e kishte pritur dhe e punësoi, u denoncua më pas për ndihmë dhe mbështetje të imigracionit të paligjshëm”, thotë policia lokale cituar nga mediat vendase.