Vrasja makabre e 20 vjeçares në Greqi, futet në lojë psikologu i të resë: Kishte vetëm një ankth…

0
143

Një ngjarje makabre tronditi Greqinë pak kohë më parë, kur grabitësit hynë brenda shtëpisë së një piloti dhe vranë gruan e tij, 20 vjecare.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur dhe psikologu i 20-vjeçares, Caroline Crouch, që u vra mizorisht në banesën e saj disa javë më parë.

Sipas mediave greke, psikologu kishte dëshmuar në Polici se ata ishin një çift shumë i lumtur dhe i afërt dhe në fakt piloti e shoqëronte gruan e tij në çdo seancë. Ajo shtoi se e reja kishte shkuar për ta takuar në mënyrë që të ishte një nënë sa më e përgatitur.

“Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. Ata gjithmonë bashkoheshin. Caroline nuk kishte shoqë. Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e pashë si fëmijën tim. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë. Ajo ishte një fëmijë e qeshur, me qëllime, ankthi i saj kishte lidhje me fëmijën e saj. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan, ajo gjithashtu lindi Lydia-s para kohe, kështu që ju e kuptoni pse kishte ankth. Babis ishte shumë mbështetës në gjithçka,”-tregoi ajo.

Por të gjitha mundësitë janë të hapura. Edhe pse psikologia dëshmon për paqe në çift, sërish bashkëshorti nuk është “zhdukur” si i dyshuar kryesor. Kjo pasi pyetjet që ka ngritur Policia nuk po marrin dot përgjigje.

“Si mundet që një grup kriminelësh, të cilët dinë të zhdukin çdo gjurmë në shtëpi, po të mos marrin me vete litarë apo ngjitës për të neutralizuar viktimat e tyre? Si është e mundur që kriminelët që synojnë të plaçkitin dhjetëra mijëra euro, marrin vetëm 15,000 euro dhe lënë të paprekut bizhuteritë? Piloti lajmëroi Policinë, por nuk i shkoi dot në ndihmë gruas së tij që ishte vetëm pak metra larg?”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here