Lajmi i mirë/ OBSH: Vaksina kineze e sigurtë dhe efikase

0
115

Të gjithë shqiptarët e vaksinuar me SINOVAC kanë një rast më shumë për të qenë optimistë, si dhe një shpresë më tepër se do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt BE-së. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar, ketë martë, për përdorim të menjëhershëm vaksinën kineze të koronavirusit SinoVac. Sipas OBSH kjo vaksine plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.

Vendimi i OBSH do të ketë një rëndësi më të madhe për përfshirjen e saj në mekanizmin e COVAX, programin global për të siguruar vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat aktualisht përballen me probleme të mëdha të furnizimit për shkak të pezullimit të eksporteve të vaksinave nga India.

Vaksina kineze e Sinovac kundër COVID-19, është e dyta vaksinë kineze që merr miratimin për përdorim emergjent nga OBSH. Lista e vaksinave të lejuara për përdorim emergjent të OBSH-së është një sinjal për rregullatorët kombëtar mbi sigurinë dhe efikasitetin e produktit.

Nga rezultatet e deritanishme te personat e shtruar në spital, CoronaVac ishte 95% efektive në personat e shtruar në spital. Kili raportoi muajin e kaluar se rezultatet e hershme nga fushata e saj e imunizimit treguan se CoronaVac ishte 67 për qind efektive në parandalimin e rasteve simptomatike dhe 80 për qind në parandalimin e vdekjeve.

Rezultatet e testeve me CoronaVac në Brazil treguan efikasitet prej rreth 50 përqind në parandalimin e infeksionit simptomatik, ndërsa të dhënat nga Turqia tregojnë se ajo ishte më shumë se 80 përqind efektive.

CoronaVac është një lloj tradicional i vaksinës, e cila ka përdorur virusin e pa aktivizuar për rritjen e imunitetit. Ajo është autorizuar në 32 vende, me 260 milionë doza të shpërndara.

Në njoftimin të muajit të shkuar, Komisioni Europian la të hapur mundësinë që krahas listës së vaksinave të lejuara nga Agjencia Europiane e Barnave, EMA, të lejohet hyrja e për udhëtime turistike edhe e shtetasve jo-europianë që përfitojnë nga lëvizja pa viza, të cilët kanë marrë dozat e vaksinave të rekomanduara për përdorim nga OBSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here