Shpallja “non grata”/ Llalla: DASH u bazua te shkrimi i Alfred Pezës

0
147

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur për shpalljen e tij “non grata” nga DASH.

“Është një vendim i DASH që nuk më bën të ndihem mirë, as mua, as familjes sime. Faktet të cilat iu referua DASH janë të habitshme apo të çuditshme për mua. Do t’i referohem një përgjigje që DASH i ka kthyer Prokurorisë Shqiptare për çështjen time.

Nuk ka asnjë fakt. Del qartë se DASH thotë se u bazua nga informacione të marra në publikun e gjërë. Nuk ka pasur asnjë rast që Llalla të ishte i përfshirë në një aferë korrupsioni. Ata besuan vetëm raportimet në media duke u bazuar te një shkrim i portalit të ish-deputetit socialist Alfred Peza.

Ky kishte nisur një luftë të hapur ndaj meje për shkak të hetimit që u hap për pasurinë e tij. Ai u betua që të më shkatërronte mua dhe familjen time. Dhe deri diku ia arriti” – tha Llalla ndërsa renditi mes personave që kanë punuar kundër tij edhe ish-ambasadorin amerikan Donald Lu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here