Thomas Tuchel pasi fitoi Champions League tashmë kërkon të çojë në një nivel tjetër Chelsea-n.
Tekniku gjerman përveç transferimeve do të hedhë sytë dhe nga të rinjtë e bluve të Londrës.
Ndër 5 preferencat e para të tij është dhe Armando Broja, sulmuesi shqiptar i huazuar tek Vitesse.
Broja shkëlqeu në kampionatin holandez sezonin e kaluar dhe tashmë do i jepet shansi të provojë veten në fazën përgatitore të Chelsea-s për sezonin e ardhshëm.
Bashkë me Brojën janë dhe Conor Gallagher, Marc Guehi, Ethan Ampadu dhe Malang Sarr. Praktika e nisur nga Lampard për të provuar sa më shumë të rinj rezultoi e suksesshme pasi me grupin e anglezit, Tuchel arriti brenda 4 muajve të fitojë Champions League.